Udhërrëfyesi shitjes së një prone

Shitja e një prone nuk është aq e thjesht sa e kishit menduar. Procesi është shumë më i komplikuar dhe kërkon një ekspertizë të vecantë. Ndaj edhe ne ju japim një orientim të shkurtër të hallkave në të cilat kalon shitja e një prone.

  1. HAPI 1-rë
  • ZGJEDHJA Ë NJË  AGJENTI

JU JENI GATI TË  SHISNI, POR JU NUK E NJIHNI DINAMIZMIN E ZONËS?

Nëse po kërkoni të maksimizoni të ardhurat dhe të shisni shtëpine tuaj në kohën më të shpejt, së pari ju nevojitet një partner i cili e njeh tregun vendas dhe specifikat e lagjes suaj. Këshilla jonë më e mirë është të  kërkoni për një agjent të zonës suaj i cili:

  • Njeh dhe kupton zonën
  • Ka informacion mbi zhvillimin e zonës dhe ndërtimeve të reja
  • Ka dijeni mbi shitjet e realizuara në zonë
  • Njeh dhe kupton tipologjinë e blerësve në atë zonë

Me numrin e lartë të agjentëve krahasuar me kompanitë e tjera, RE/MAX ofron mundësinë që ju të merrni maksimumin e mundshëm nga prona juaj.

  1. HAPI 2-të
  2. PËRGATITJA E PRONËS PËR SHITJE

CILA ËSHTË MËNYRA MË  E MIRË PËR TI SHTUAR VLERË  PRONËS PËRPARA SE TA NXIRRNI NË TREG?

Para se ta nxirrni pronën në treg, bërja e disa rregullimeve të vogla mund tju mundësoj për të marrë maksimumin prej pronës suaj.

Konsulentët e RE/MAX shesin më shumë prona se cdo konsulent tjetër në botë. Ne dijmë si të shesim një pronë dhe mund t’ju ndihmojmë të bëni diferencën përpara se prona të ketë dal në treg.

Konsulentët tanë do t’ju orientojnë c’farë DUHET dhe NUK DUHET bërë para se prona të jetë drejt finalizimit të shitjes.

  • HAPI 3-të
  • PËRCAKTIMI I CMIMIT TË PRONËS

ARTI I PERCAKTIMIT TE CMIMIT TE DUHUR NE MENYRE QE PRONA TE SHITET

Kohën e shitjes së një pronë në  te shumtën e rasteve e përcakton ҫmimi. Pyetja që shtrohet është: “Cili është ҫmimi i duhur?” dhe “Sa influencë ka tregu në përcaktimin e ҫmimit të pronës suaj?”

Me mbi 170 konsulentët e saj, RE/MAX Albania, të cilët shesin më shumë prona se cdo kompani tjetër imobiliare, ne dijmë sesi ta përcaktojmë ҫmimin e duhur para se pronën ta nxjerrim në treg. ҫ

Kështu që, para se ju të ndërmerrni hapa të mëtejshëm ne ju ftojmë të na kontaktoni në numrin 0674050133 për të lënë një takim sëbashku dhe për t’ju orientuar më tepër drejt një ҫmimi të duhur, në mënyrë që të merrni maksimumin e duhur nga prona juaj.

  • HAPI I 4-të
  • PRONA JUAJ DEL NË TREG!

BËHUNI GATI PËR VIZITAT E BLERËSVE POTENCIAL

Në momentin që prona del në treg, nëse ҫmimi nuk është më i lartë se mesatarja e pronave në shitje në zonën tuaj, atëherë shumë shpejt do të filloj interesi nga blerës të mundshëm. Por cilat janë elementët kyc për tu fokusuar të cilat do t’ju ndihmonin që prona juaj të krijonte një impakt sa më pozitiv në sytë e blerësit?

Ne në RE/MAX, shesim një pronë ҫdo 30 sekonda dhe kemi të gjithë ekspertizën e duhur për t’ju ndihmuar të krijoni vlerë në sytë e blerësit. Me ndihmën e broshurës “Guida 60 minutëshe e RE/MAX”, ekspertët tanë të shitjes do t’ju ndihmojnë ta bëni pronën sa më atraktive nëpërmjet këshillimeve të vogla, pa kosto por që bëjnë diferencën në kohën e shitjes.

  • HAPI I 5-të
  • SHITUR! PO PAS SHITJES CFARË DO TË NDODHI?

ZBULONI SE CFARË NDODH NË 30 DITËT PAS SHITJES SË PRONËS SUAJ

Sigurisht që është një lehtësim i madh kur kupton që prona më në fund është shitur. Ndërkohë që ju me siguri po merrni frymë lirisht, ka akoma disa gjëra për tu bërë për ta finalizuar totalisht proҫesin e shitjes.

Në RE/MAX, ne e dijmë shumë mirë që proҫesi i shitjes së një prone është totalisht e ndryshme nga proҫesi i shitjes së një prone tjetër, pra asnjë shitje si ngjan tjetrës. Një agjent i pasurive të paluajtshme të RE/MAX, njeh të gjithë hallkat e shitjes, detajet e ndërmjetme që janë pjesë shumë e rëndësishme e procesit si dhe ka eksperiencën e duhur për t’ju orientuar me të gjitha hallkat e pas shitjes ose pas datës së firmosjes së kontratës së shit-blerjes, të cilat janë gjithashtu shumë të rëndësishme.

ASKUSH NË BOTË NUK SHET MË SHUMË PRONA SE RE/MAX

Nëse jeni duke kërkuar për një pronë, do të ishim të gatshëm tju ndihmonim me konsulencën e një prej pjesëtarëve të ekipit të RE/MAX Vizion, të cilët kanë disa vite eksperiencë në fushën e pasurive të paluajtshme:

RE/MAX Vizion

Zyra 1 Komuna e Parisit përballë Big Market, Tiranë

Zyra 2 Rruga e Kavajës, Kompleksi Delijorgji Tiranë

Email: info.vizion@remax-albania.al

Tel: 0674050133

Leave a Reply