4 KESHILLA SI TA SHISNI SHTEPINE ME SHPEJT

Nëse keni për qellim ta shisni shtëpinë sa më shpejt , rinovimet e saj ju vijnë në ndihmë për këtë!

Blerësit tërhiqen nga hapësira që ndihen të reja dhe moderne kështuqë përmirësimet e vogla mund të bëjnë një diferencë vecanërisht nëse keni vite të tëra që nuk keni bërë asnjë ndryshim në të.

  1. Një bojë e re – Një shtresë e freskët e bojës, brënda dhe jashtë shtëpisë, mund ta bëjë hapësirën të  shkëlqejë dhe shtëpia do te duket totalisht e re. Shmangni bojën e errët pasi mund të bëjë që shtëpia te duket më e vogël. Në vend të kësaj, zgjidhni një ngjyrë neutrale.  Kjo e tregon shtëpinë më të bukur dhe njëkohësisht më nje hapësirë më të madhe.
  • Ri-organizoni kuzhinën tuaj –  Një ndryshim në kuzhinë sado i vogël do ti japë gjithë shtëpisë një pamje më te re dhe më të bukur . Ideale do të ishte një kuzhinë moderne dhe me pajisje të kohëve të fundit , por edhe nëse dëshironi të qëndroni brënda një buxheti të caktuar , duke ndryshuar thjeshtë disa detaje, psh rubinete të rinj, do te bënit sërisht diferencën.
  • Koncepti i Open Space – Shtëpitë e vjetra kanë shumë mure dhe kjo i bën ato të mos jenë shumë tërheqëse apo funksionale. Ndërkohë duke i bashkuar hapësirat dhe duke krijuar ato që ne quajmë Open Space , pra hapësira të hapura, do ti jepte shtëpisë një pamje totalisht të re. Këtë mund ta bëni duke bashkuar për shembull kuzhinen me dhomën e ndenjes.
  • Teknologjia e re: Instalimi i teknologjisë inteligjente mund të jetë një pikë e madhe shitëse për blerësit potencialë, pasi ndihmon në mirëmbajtjen dhe sigurinë.  Konsideroni instalimin e dritave me sensor, termostatit, kamerave të sigurisë ose pse jo portave elektrike.

Pra, këto këshilla të vogla mund t’ju ndihmojnë ti jepni një ridimensionim procesit të shitjes së një shtëpie!

Nese keni nevoje per keshilla te tjera praktike dhe nese ju nevojitet ndihme ne procesin e shitjes, konsulentet e RE/MAX Vizon jane kurdohere gati tju vijne ne ndihme.

RE/MAX Vizion

Zyra 1: Komuna e Parisit, perballe Big Market

https://www.remax-albania.com/en/offices/albania/komuna-e-parisit/remax-vizion-ii/53029

Zyra 2: Rruga e Kavajes, Kompleksi Delijorgji

https://www.remax-albania.com/en/offices/albania//remax-vizion/53017

Tel: 0674050133

Leave a Reply