4 KESHILLA SI TA SHISNI SHTEPINE ME SHPEJT

Nëse keni për qellim ta shisni shtëpinë sa më shpejt , rinovimi I disa elementeve  ju vjen në ndihmë për këtë!

Blerësit tërhiqen nga hapësira që duken si të reja dhe moderne kështu që përmirësimet e vogla mund të bëjnë një diferencë, vecanërisht nëse keni vite të tëra që nuk keni bërë asnjë ndryshim në të.
1.Një bojë e re – Nje boje e re, brënda dhe jashtë shtëpisë, mund ta bëjë hapësirën të  shkëlqejë dhe shtëpia do te duket totalisht e re. Shmangni bojën e errët pasi mund të bëjë që shtëpia te duket më e vogël. Per te mos rriskuar, zgjidhni një ngjyrë neutral dhe me tonalitet te lehte.  Kjo e tregon shtëpinë më të bukur dhe njëkohësisht më nje hapësirë më të madhe.

2.Riorganizoni kuzhinëntuaj –  Një ndryshim në kuzhinë sado i vogël do ti japë gjithë shtëpisë një pamje më te re dhe më të bukur . Ideale do të ishte një kuzhinë moderne dhe me pajisje të kohëve të fundit , por edhe nëse dëshironi të qëndroni brënda një buxheti të caktuar, duke ndryshuar thjeshtë disa detaje, pershembull, rubinet të rinj, do te bënit sërisht diferencën.


3.Koncepti i Open Space – Shtëpitë e vjetra kanë shumë mure dhe kjo i bën ato të mos jenë shumë tërheqëse apo funksionale. Ndërkohë duke i bashkuar hapësirat dhe duke krijuar ato që ne quajmë Open Space , pra hapësira të hapura, do ti jepte shtëpisë një pamje totalisht të re. Këtë mund ta bëni duke bashkuar për shembull kuzhinen me dhomën e ndenjes. 

4.Teknologjia e re: Instalimi i teknologjisë inteligjente mund të jetë një pikë e forte për blerësit potencialë, pasi ndihmon në mirëmbajtjen dhe sigurinë.  Konsideroni instalimin e dritave me sensor, termostatit, kamerave të sigurisë ose pse jo edhe grillave elektrike.

Pra, këto këshilla të vogla mund t’ju ndihmojnë ti jepni një ridimensionim procesit të shitjes së një shtëpie!

Nese keni nevoje per keshilla te tjera praktike dhe nese ju nevojitet ndihme ne procesin e shitjes, konsulentet e RE/MAX Vizon jane kurdohere gati tju vijne ne ndihme.

RE/MAX Vizion 

Zyra 1: Komuna e Parisit, perballe Big Market

https://www.remax-albania.com/en/offices/albania/komuna-e-parisit/remax-vizion-ii/53029

Zyra 2: Rruga e Kavajes, Kompleksi Delijorgji

https://www.remax-albania.com/en/offices/albania//remax-vizion/53017Tel: 0674050133

Leave a Reply