Festë ne RE/MAX Vizion!

Më datën 11 Shtator 2017, RE/MAX Vizion hapi dyert e saj për herë të parë. 

Kjo zyrë imobiliare u hap me vizionin, ashtu sikurse ka edhe emrin, RE/MAX Vizion, për të dhënë shërbimin më të mirë imobiliar në vend dhe për të pasur profesionistet më të mirë në treg.

Tashmë, pas 2 viteve, ne besojmë që kemi arritur ta përmbushim qëllimin tonë, dhe që prej datës kur aktiviteti ynë ka filluar,  jemi zgjeruar dhe kemi marrë pranë vetes individ ambicioz, të cilët ndajnë të njejtat vlera dhe qëllime me ne. Ku trajnimi dhe rritja profesionale, janë në fokus. 

Tashmë, kemi edhe 2 zyra të tjera RE/MAX Vizion dhe plot 30 konsulent imobiliar me kohë të plot, që I shërbejnë cdo klienti, pa dallim vlere dhe mundësie.

Në keto 24 muaj punë kemi akomoduar 861 klient në shtëpinë e tyre të re, të cilët kanë marrë shërbim nga ekipi fantastik I RE/MAX Vizion.

Për të falenderuar të gjithë ekipin për punën fantastike, dhe per të kurorzuar sukseset e vashdueshme, me datën 11 shtator të këtij viti organizuam një festë private pranë ambienteve të zyrës RE/MAX Vizion, tek Kompleksi Delijorgji, duke ndarë kështu disa moment të këndshme ndërmjet nesh. Fotot më poshtë:

Leave a Reply