Sa influence kane femijet ne vendimin per te blere nje shtepi?


Nuk eshte e veshtire per tu kuptuar pse prinderit ndikohen nga nevojat e femijeve per te marre vendimin per blerje e nje prone apo nje tjetre.

Por, saktesisht sa influence kane femijet ne vendimin e blerjes se nje prone? Sa influence i’u lejohet te kene? 

Si femijet influencojne zgjedhjet tona!

Studime globale tregojne, se prinderit e ketij shekulli jane duke i dhene shume rendesi edhe mendimit te femijeve kur vjen puna per te bere nje blerje prone. 

Nje sondazh i koheve te fundit, i mbajtur ne Shtetet e Bashkuara tregon se 55% e pronareve te shtepive nen moshen mbi 35, me femije nen 18 vjec thone se opinioni i femijeve te tyre per blerjen e apartamentit ka pasur nje rol te rendesishem ne vendimarrje. Nderkohe qe, per prinderit e ketij shekulli, influenca e femijeve arrin deri ne 75%.

Duke pare me gjere, nje studim i mbajtur nga Research Leap ne vitin 2015 tregon se shumica e prinderve vendosin femijet si epiqendren e vendimarrjes. Sipas studimit, ajo cka duan femijet eshte kriteri me I rendesishem kur prinderit jane duke vendosur se cfare apartamenti do te blejne. 

Bazuar ne nje studim final mbajtur ne Potchefstroom ne vitin 2016, bleresit me femije i japin rendesi numrit te dhomave, kualitetit te kuzhines dhe numrit te tualeteve, qe ka nje shtepi, duke i renditur keto si faktoret me te rendesishem te nje shtepie. 

Ne anen tjeter, ciftet pa femije fokusohen me shume ne sistemet e sigurise, paraqitjen e shtepise, kualitetin e dollapeve te rrobave dhe ne madhesin e parkimit ose garazhit dhe ne fasilitetet qe zona ofron.

Por, sa ndikim kane femijet ne vendimarrjen per blerjennje prone ne Shqiperi?

Sigurisht, nuk ka te dhena te qarta per kete dhe nuk ka baza statistikore per ta dhene kete shifer, por ajo qe dihet eshte se sot edhe ne Shiqiperi, kryesisht ne Tirane, prinderit jane me te prirur per te marre per baze edhe kerkesat dhe deshirat e femijeve, dhe padiskutim qe kjo ka ardhru ne rritje nga dekada ne dekade. 

Patjeter, qe kur behet fjale per deshira te tilla si te pasurit afer nje park per te lujatur, apo nje shkolle afer shtepise, prinderit jane mese dakord me deshirat dhe zgjedhjet e femijes. Por, kur vjen fjala per te zgjedhur nje zone me te mire e cila ka me shume kosto per xhepin e familjes, padiskutim qe ketu prinderit jane strikt, duke qene se nuk eshte me ceshtje deshire, por mundesie. Ama ajo qe mund te themi sot eshte se, nje pjese e madhe e bleresve qe jane edhe prinder, nuk e ndermarrin hapin per te blere pa marre edhe nje mendim nga femijet. 

Femijet ne moshe te vogel nuk kane shume kritere ne fakt, ata thjesht do te terhiqeshin nga nje dhome me ngjyre roze e bukur, nese femija eshte vajze, dhe nga nje ngjyre blu e mureve nese femija eshte djale. 

Pershembull, nje nder kriteret e femijeve nen moshen 5 vjec eshte edhe lodrat qe mund te gjenden ne dhomen e tij/saj te gjumit. E di qe mund tju duket absurde, por PO, nje femije insiston qe ajo eshte shtepia e duhur, vetem se ne dhomen qe supozohet te jete e tij/saj ka pare pellushin e tij te preferuar, ose krevatin e preferuar. 

Sigurisht, qe prinderit nuk ndikohen nga femijet per zgjedhje te cuditshme si puna e pellushit per te marre vendimin per ta blere ate prone, pasi vete investimi per blerjen e nje prone eshte teper kompleks, per shkak te vleres qe perfshihet ne kete vendimarrje. Ndaj, prinderit jane gjithmone racional tek zgjedhjet e tyre sigurisht duke plotesuar deshirat dhe kerkesat e femijeve, ne rast se ato jane kerkesa qe perputhen edhe me interesat e pjeses tjeter te familjes.

Si perfundim, edhe pse eshte e rendesishme te marresh ne konsiderate nevojat dhe preferencat e femijeve, duhet patur parasysh se preferencat e tyre ndryshojne nga java ne jave. Ju do tju duhet te paguani kredine e shtepise per 20 ose 30 vitet e ardhshme keshtu qe eshte me mire te mos lejoni femijen tuaj te kete shume ndikim per detaje  siperfaqesore si pamja e shtepise apo ngjyra e dhomes te tyre te gjumit.

Nese jeni bleres per here te pare dhe keni nevoje per orientim mbi procesin e shitjes dhe gjetjes se prones suaj ideale, mos hezitoni te na kontaktoni! Kemi ekperiencen e duhur per tju udhehequr ne kete proces kaq emocional dhe te rendesishem per familjen tuaj.

RE/MAX Vizion Komuna e Parisit

RE/MAX Vizion Delijorgji 

+355 674050133

Leave a Reply