SA E VESHTIRE ESHTE TE SHESESH NJE PRONE TE DHENE ME QIRA?

Ka gjithmonë dy anë në procesin e shit-blerjes. Nëse ju jeni duke blerë, dikush tjetër është duke shitur.

Procesi I blerjes dhe shitjes së pasurisë mund të jetë një proces stresues dhe ndonjëherë i mundimshëm. Fatmirsisht, konsulenti juaj imobiliar mund ta menaxhojë më së miri këtë situatë që shpesh-herë është delikate.

Një kontratë qiraje nuk ka pse të perfundojë thjesht sepse pronari vendos të shesë apartamenin.  

Në fakt, një pronë e dhënë me qira është investim i mirë edhe për blerësit të cilët nuk e blejnë pronën për banim por për investim. Me investim do të kuptojmë, pronën e blerë me qëllim për ta dhëne për qira dhe për të vjelë të ardhura cdo muaj. 

Nëse jeni ju blerësi investitor, ju mund të vazhdoni ta lini me qira apartament me qiramarrësin aktual, duke e bërë kështu investimin tuaj menjehërë fitimprurës.

Nëse pronari i ri i kësaj pronë vendos të mos e japë më me qira, atëherë ai duhet të respektojë periudhën e njoftimit të qiramarrësit për largimin nga prona sipas afatit te përcaktuar në kontratë, ose nëse nuk ka një afat në tëcilin qiramarrësi duhet ta lirojë pronën, atëherë blerësi i ri duhët të respektojë afatin deri në përfundimin e kontratës së qirasë. 

Pavarsisht se në cilën anë të marrëveshjes jeni, ka disa gjëra që duhet të merren parasysh kur blihet ose shitet një pronë që është e dhënë me qira. 

Nëse jeni Shitësi duhet të merrni parasysh këto gjëra:

  • Qiramarrësit duhet të vihen në djeni që prona ka dalë në shitje përpara se të dërgoni blerës të mundshëm për ta parë. 
  • Shoqërimi në pronë i blerësve potencial do të përbënte problem për qirramarrësit aktual. Ata duhet të njoftohen të paktën 24 orë para, për vizitën në pronë me një blerës. 
  • Prezantimi I shtëpisë tek klientët blerës mund të krijojë shqetësim për qiramarrësit gjatë kësaj kohe.
  • Jini të gatshëm për qiramarrësit potencial, të cilët kërkojnë të negociojnë uljen e qirasë ose kostot e mirëmbajtjes së pronës gjatë kësaj kohe.

Nëse jeni Blerësi duhet të merrni parasysh këto gjera:

  • Si një investitor sigurohuni që prona është e dhëne për qira në një vlerë të leverdisshme për ju, krahasuar me vlerën e blerjes. 
  • Flisni me konsuletin imobiliar dhe i kërkoni atij tju informojë mbi detajet e kontratës (të drejtat dhe detyrimet e palëve) aktuale që shitësi dhe qiramarrësi kanë firmosur sëbashku.
  • Kërkoni të dini kohëzgjatjen e kontratës së qirasë dhe nëse ka penalitete të përcaktuara në rast ndërprerje të kontratës së qirasë.
  • Sigurohuni nëse mobilimi dhe investimi I brendshëm është I qiradhënesit apo I shitësit.

Megjithatë, me sipër trajtuam rastin e një investitori të cilit i intereson fakti që një pronë është e dhënë me qira. Ama në pjesën më të madhe të rasteve blerësit duan që në pronën që do të blejnë të jetojnë vetë dhe këtu ka një problem të madh. Shumica e qiramarrësve bëhen pengesë për shitjen e një prone, për faktin e thjeshtë që do tju duhet të shperngulen, duke mos përmendur këtu edhe faktin që duhet të presin klient blerës të mundshëm në pronë dhe kjo është tepër jo e rehatshme për ta. 

Konsulentët tanë na konfirmojnë që në pjesën më të madhe të rasteve të pronave për shitje e cila është e banuar nga një qiramarrës, shitja bëhet problem dhe në fakt në këto prona shitja zgjatet shumë më shumë në kohë krahasuar kjo me të njëjten pronë në po atë zonë me po ato të dhëna. 

Kjo për faktin së shumë nga qiramarrësit as nuk kujdesen që prona të jetë e pastër apo e rregullt në momentin e vizitës së një blerësi të mundshëm. 

Ndërkohë që ka edhe nga ata qiramarrës, por në një masë të vogël, të cilët në momentin e vizitës në pronë flasin keq për pronën dhe thonë të meta të pronës, te cilat ndonjëherë nuk janë fare të vërteta. Pyetja që lind është nëse prona nuk është e mirë, sic disa qiramarrës thonë, pse qendrojnë në atë pronë?!

Ndaj, për faktorët e mësipërm, këto prona marrin më shumë kohë për tu shitur. Ndaj sugjerimi ynë është, që shitësi duhet të bëjë një kompromis, ose duhet ta mbajë për qira ose duhet ta nxjerri pronën në shitje vetëm kur ajo të jetë pa qiramarrës.

Për këshilla të vlefshme lidhur me procesin e shtijës apo blerjes së një prone mos hezitoni të na kontaktoni! Kemi staf me shumë vite eksperiencë të cilët do tju udhëheqin drejt vëndimit të duhur.

RE/MAX Vizion Komuna e Parisit, përballë Big Market

RE/MAX Vizion Kompleksi Delijorgji+355 674050133

Leave a Reply