Day

September 23, 2019

A I SHTON VLERE PISHINA, NJE PRONE?

Si do të ishte më mirë? Të kesh një shtëpi me një pishinë apo të kesh një mik të mire i cili e ka shtepinë me pishinë?  Kjo është pyetja që cdo pronar shtëpie i bën vetes në ditë të nxehta vere. Më poshtë po ju parashtrojmë disa fakte të cilat duhet ti konsideroni. A i shton vlerë pishina, një prone? Pishinat kërkojnë shumë kohë dhe para për t’u mirëmbajtur, kështu që ato nuk do ti shtojnë vlerë shtëpisë tuaj derisa përfitimet e të pasurit të një pishine  tejkalojnë kostot e mirëmbajtjes së saj. Nëse po mendoni të vendosni një të tillë, ose nëse po shisni një shtëpi me pishinë, duhet të merrni parasysh nëse: Të gjithë fqinjët tuaj kanë pishina; Pra, mbase nuk do të shtojë domosdoshmërisht vlerë në këtë rast, por do t’ju vendosë në të njëjtin nivel si fqinjët tuaj, të cilët gjithashtu mund të përpiqen të shesin shtëpinë e tyre.Nëse shtëpia juaj do të kishte një pishinë të brëndshme– kjo do ti shtonte patjetër vlerë pasi do të ishte mundësia që ta përdorni gjatë gjithë vitit.Vetëm nëse keni një oborr  mjaft të madh përndryshe nëse i gjithë oborri juaj i shtëpisë zihet nga nje pishinë kjo do të thotë që blerësi  i mundshëm nuk mund ta përdorë atë hapësirë për asgjë tjetër dhe kjo do të përbente një pengesë të madhe. Siç thamë, pishinat kërkojnë shumë kohë dhe para për tu mirëmbajtur. Plus ka edhe gjëra të tjera për të cilat duhet të mendoni, prandaj sigurohuni që të keni parasysh: Në një shtëpi me pishinë, siguria është një element shumë i rëndësishëm për t’u konsideruar sidomos nëse blerësi do të ketë fëmijë apo edhe kafshë shtëpiake. Prandaj do ti shtonin vlerë elementet e meposhtem si; Një gardhNjë mbulesë pishine ose tendëNjë alarm pishine (sistem sigurie) Siguria nuk ka të bëjë vetëm me sigurimin e pishinës tuaj. Nëse dëshironi  të zotëroni një pishinë, do te ishte një ide e mirë të bëni një kurs për ndihmën e shpejtë, kështu që të mund të trajtoni çdo situatë emergjente që mund t’ju ndodhë. Nëse keni fëmijë të vegjël, gjithashtu do të dëshironi të siguroheni që ata të kenë disa aftësi noti për mbijetesë, në rast se ndodh që ato të bien në pishinë Të bëni një sigurim ekstra do të ishte një zgjedhje shumë e mirë, por kjo sdo të thotë që ju të mos merrni masa paraprake pasi në këtë formë sigurimi nuk...
Read More