A I SHTON VLERE PISHINA, NJE PRONE?

Si do të ishte më mirë? Të kesh një shtëpi me një pishinë apo të kesh një mik të mire i cili e ka shtepinë me pishinë? 

Kjo është pyetja që cdo pronar shtëpie i bën vetes në ditë të nxehta vere.
Më poshtë po ju parashtrojmë disa fakte të cilat duhet ti konsideroni.

A i shton vlerë pishina, një prone?

Pishinat kërkojnë shumë kohë dhe para për t’u mirëmbajtur, kështu që ato nuk do ti shtojnë vlerë shtëpisë tuaj derisa përfitimet e të pasurit të një pishine  tejkalojnë kostot e mirëmbajtjes së saj. Nëse po mendoni të vendosni një të tillë, ose nëse po shisni një shtëpi me pishinë, duhet të merrni parasysh nëse:

  •  gjithë fqinjët tuaj kanë pishina; Prambase nuk do  shtojë domosdoshmërisht vlerë  këtë rastpor do t’ju vendosë   njëjtin nivel si fqinjët tuaj cilët gjithashtu mund  përpiqen  shesin shtëpinëtyre.
  • Nëse shtëpia juaj do të kishte një pishinë të brëndshme– kjo do ti shtonte patjetër vlerë pasi do të ishte mundësia që ta përdorni gjatë gjithë vitit.
  • Vetëm nëse keni një oborr  mjaft të madh përndryshe nëse i gjithë oborri juaj i shtëpisë zihet nga nje pishinë kjo do  thotë  blerësi  i mundshëm nuk mund ta përdorë atë hapësirë për asgjë tjetër dhe kjo do të përbente një pengesë të madhe.

Siç thamë, pishinat kërkojnë shumë kohë dhe para për tu mirëmbajtur. Plus ka edhe gjëra të tjera për të cilat duhet të mendoni, prandaj sigurohuni që të keni parasysh:

Në një shtëpi me pishinë, siguria është një element shumë i rëndësishëm për t’u konsideruar sidomos nëse blerësi do të ketë fëmijë apo edhe kafshë shtëpiake. Prandaj do ti shtonin vlerë elementet e meposhtem si;

  • Një gardh
  • Një mbulesë pishine ose tendë
  • Një alarm pishine (sistem sigurie)

Siguria nuk ka të bëjë vetëm me sigurimin e pishinës tuaj. Nëse dëshironi  të zotëroni një pishinë, do te ishte një ide e mirë të bëni një kurs për ndihmën e shpejtë, kështu që të mund të trajtoni çdo situatë emergjente që mund t’ju ndodhë. Nëse keni fëmijë të vegjël, gjithashtu do të dëshironi të siguroheni që ata të kenë disa aftësi noti për mbijetesë, në rast se ndodh që ato të bien në pishinë

Të bëni një sigurim ekstra do të ishte një zgjedhje shumë e mirë, por kjo sdo të thotë që ju të mos merrni masa paraprake pasi në këtë formë sigurimi nuk do të ishte shumë efikas. Gjithsesi konsutohuni me një agjent sigurimesh për të parë diferencën në faturat tuaja sa do t’ju kushtonte sigurimi i një shtëpie me pishinë dhe një shtëpie pa pishinë. 

Kur kaloni nga qiramarrës në pronar shtëpie, ka shumë detyra shtesë të mirëmbajtjes që do t’ju duhet të bëni çdo muaj. Shtoni në këtë listë dhe një pishinë  dhe lista juaj do të bëhet shumë e gjatë pasi mirëmbajtja e pishinës do të jetë një shqetësim i vazhdueshëm për sa kohë pishina juaj do të jetë e hapur. Nëse keni qënë ndonjëherë gjatë verës roje bregdetare, ndoshta keni ndonjë ide për përbërjet kimike të ndryshme që duhet te blini në mënyrë që pishina juaj të jetë e shëndetshme. 

  • Testimi i pH-shit

Do t’iu duhet gjithmonë që niveli I pH në pishinën tuaj të jetë neutral pasi vetëm në këtë mënyrë pishina juaj do të jetë e shëndetshme për të notuar.

  • Klori

Duhet të jemi të kujdesshëm në zgjedhjen e sasisë dhe llojit të klorit që do të përdorim në pishinë pasi edhe ky është një element shumë i rëndësishëm.

  • Pastrimi i vazhdueshëm i pishinës

Niveli i klorit shpërndahet me kalimin e kohës dhe kjo bën që pishina mos të jetë shumë e shëndetshme. Pastimi i vazhdueshëm i saj do të ishte një zgjidhje ideale që ju të keni mundësi ta përdorni atë me shpesh gjatë ditës.

PER C’FARE DUHET PYETUR PRONARI I MEPARSHEM I PRONES ME PISHINE?

Kur blini një shtëpi të re patjetër që duhet ta pyesësh pronarin e mëparshëm për historikun e pronës sidomos në rastet e shtëpive me pishinë. Pyetjet që duhet ti bëni janë si më poshtë; 

  • C’farë lloj pishine është?

Do duhet të dini nëse pishina është me ujë të kripur apo me klor dhe mbi c’farë lloj sipërfaqe është ndërtuar. Në këtë mënyrë do të keni ide më të qarta në lidhje me kostot e mirëmbajtjes në rast se do të vendosni ta mbani. 

  • Nëse është me siperfaqe betony, do te duhet ta pyesni:
  •  Kur ka qënë hera fundit që është rikonstruktuar? Kjo pasi betoni ka nevojë për rinovim cdo 15 vite sepse plasaritet dhe kjo do të rriste kostot e mirëmbajtjes. 
  • Një element tjetër për tu konsideruar do të ishte se kush do të bënte mirëmbajtjen e pishinës.

Ju apo një kompani mirëmbajtje?  Edhe ky është një detaj që bën diferencë në konston e mirëmbajtjes.

A DUHET TJA RRISI VLEREN PISHINA PRONES?

Ne mendojmë që jo në fakt! Pasi vetëm mirëmbajtja dhe kosoto e mirëmbajtjes së një pishine janë shumë të mëdha pavarsisht faktit që një vilë me pishinë është gjithmonë joshëse. Nëse jeni menduar dhe keni vendosur që pishina nuk është rasti më i mirë për ju, përsëri mund ta përdorni në negociata për ti kërkuar pronarëve të mos e konsiderojnë në cmim. Vetëm nëse pronarët aktual kanë ndërmend që tjua blejnë ata mjetet e pastrimit si dhe tju paguajnë faturën e ujit cdo muaj atëherë po mund tja rrisin vlerën pronës për shkak të pishinës.
Mos u gënjeni nga ditët e nxehta të vëres për ti thënë PO pishinës pasi dimri vjen shumë shpejt!

Për c’farëdo prone që jeni të interesuar, me apo pa pishinë, jemi të gatshëm tju ndihmojmë!

RE/MAX Vizion, Komuna e Parisit, përballë Big Market

RE/MAX Vizion, Kompleksi Delijorgji

+355 67 4050 133

Leave a Reply