Si të blesh një shtëpi? 10 hapa thelbësorë që duhet të konsideroni.

Nësë keni filluar të mendoni për të blerë një pronë me gjasa keni shumë pyetje lidhur me financimin, llojin e prones dhe vendndodhjen, deri te mënyra se si të negocioni cmimin e saj. Për të thjeshtuar atë që mund të jetë një proces i komplikuar, ne kemi përshkruar se si të blini një shtëpi në 10 hapa.

SI TE BLINI NJE SHTEPI NE 10 HAPA

1. Zgjidhni një agjent të pasurive të patundshme që është i përshtatshëm për ju. Një shtëpi është një investim i madh, kështu që punoni me një agjent të pasurive të patundshme me përvojë, profesionist dhe të përgjegjshëm. Trajtojeni kërkimin tuaj për agjentin e duhur si një intervistë pune. Takoni disa agjentë të ndryshëm, bëni shumë pyetje dhe kontrolloni referencat nga klient të mëparshëm

2. Njihni buxhetin tuaj. Siç e dini tashmë, blerja e një shtëpie do të jetë e shtrenjtë. Të dish saktësisht se sa do të kushtojë dhe sa mund të shpenzosh është një hap vendimtar për të bërë një investim të mençur. Merrni parasysh stilin e jetës tuaj, të ardhurat tuaja dhe çdo borxh aktual që mund të keni. 

A jeni i sigurt në punësimin tuaj? A po planifikoni ndryshime të mëdha në jetën tuaj në të ardhmen e afërt, siç është ndryshimi i punës ose zgjerimi i familjes? Jini të vetëdijshëm për ndikimet financiare që mund të ketë ky hap në jetën tuaj dhe të familjes suaj.

3. Eksploroni mundësitë e financimit nga bankat dhe merrni një aprovimin paraprak. Një para-aprovim nga banka ju tregon se sa kredi ju mund të përballoni duke u bazuar në një numër faktorësh, siç janë aftësia juaj për të përballuar një këst mujor të caktuar, të ardhurat dhe siguari në punën aktuale. Por një para-aprovim do t’ju jepte një ide më të qartë lidhur me buxhetin që ju duhet të shikoni në treg.


4. Filloni të shikoni prona. Sigurisht, ky hap ka shumë hapa dytësorë, por le ta ngushtojmë pak. Ndërsa shprehja e vjetër “vendndodhja, vendndodhja, vendndodhja” qëndron ende e vërtetë kur bëhet fjalë për investime të mira në pasuri të paluajtshme. Tendenca e fundit e vendeve të punës në distancë u ka dhënë njerëzve më shumë fleksibilitet kur bëhet fjalë për t’iu përgjigjur pyetjes së rëndësishme “ku?”. Pastaj vijnë pyetjet: çfarë lloj shtëpie ju nevojitet ju dhe familjes suaj? Ndaj, sigurohuni që të zgjidhni diçka që ju përshtatet edhe për vitet e ardhshme. 

5. Shqyrtimi i opsioneve të disponueshme në treg. A e dini se cdo agjent i RE/MAX ka akses mbi te gjitha pronat e zyrave të tjera dhe kolegëve të vetë në RE/MAX? Ndaj, nëse po bashkëpunoni me një agjent të RE/MAX dhe ai ju përshtatet atëherë ai/ajo mund tju tregojë të gjitha pronat e disponueshme në të gjithë sistemin e RE/MAX, kështu që agjenti që ju përfaqëson ju do tju tregojë të gjitha opsionet dhe ju keni mundësi për të bërë një skualifikim të opsioneve që nuk ju përshtaten plotësisht, duke bërë të mundur që ju të shikoni vetëm opsionet brënda parametrave që ju kërkoni. Kjo do tju kursejë shumë kohë dhe do tju fokusojë vetëm në opsionet më të përshtatshme për ju. Nga ana tjetër, RE/MAX në përshtatje edhe me situatën aktuale të pandemisë ka bërë të mundur që një pjesë e madhe e ponave ti bëjë virtual tour dhe video, të cilat do tju vijnë në ndihmë ti shikoni paraprakisht, në mënyrë që të krijoni një ide të pronës nga divani i shtëpisë suaj. Pavarësisht nga mënyra se si zgjidhni ti shihni pronat, mbani sytë tek çmimi dhe mos harroni buxhetin dhe gjërat e domosdoshme të përshkruara në hapin 4 më lart.

6. Bëni një ofertë. Ju keni gjetur shtëpinë që dëshironi, në një vend që ju pëlqen? Tani, është koha të bëni një kundraofertë për cmimin e dhënë. Kjo është ajo ku puna me një agjent të pasurive të patundshme me përvojë mund t’ju japë përparësinë. Kushtet e ndryshme të tregut kërkojnë një qasje të ndryshme: tregu i një shitësi mund të nënkuptojë shumë konkurrencë, duke ju kërkuar që të dilni me një çmim të barabartë ose më të lartë se sa kërkohet me pak ose aspak kushte, ndërsa tregu i një blerësi do të thotë që ju keni mundësi zgjedhjeje dhe mund të bëni një kundraofertë më të ulët se cmimi i reklamimit të pronës. Besojini agjentit tuaj se si ta trajtoni më mirë situatën.

7. Bëni një inspektim të dytë në shtëpi. Në cdo rast përpara se të bëni një ofertë keni nevojë për ta parë edhe njëherë shtëpinë. Kjo do tju ndihmojë ta shikoni më me detaje pronën si dhe të siguroheni për gjërat që do të hiqen ose mbeten në shtëpi (kur prona shitet e mobiluar). Ndaj, një vizitë finale do tju bënte më të qartë mbi hapat e mëtejshëm! 

8. Mbyllni marrëveshjen. Kontratën e Shit-Blerjes përcakton në përgjithësi që periudha e përmbylljes totale të transaksionit zgjat  zakonisht nga 20-90 ditë, pasi kjo është dicka që mund të ndryshojë në vartësi të kushteve të pagesës dhe formës së saj si dhe gjërave të dakordësuara midis të dyja palëve.

Agjenti që ju përfaqëson juve do të sigurohet që marrëveshja mes të dyja palëve do të përmbajë të gjitha pikat e rëndësishme në mënyrë që të mos ketë surpriza të pakëndëshme në vijim të procesit e deri në përfundim të saj.

9. Azhurnoni Librezat e Shërbimeve Utilitare. Pas përbylljes së procesit të shitjes lind nevoja për të ndryshuar emrin e librezave të ujit dhe të dritave. Ndërkohë që agjenti juaj do të jetë sigurar që përpara se shitja të përmbyllet që detyrimet përkatëse për muajt e mëparshëm janë likujduar në kohë, duke mos lënë kështu dëtyrime të prapambetura. 


10. Hyni në shtëpinë tuaj të re! Nëse akomodimi në shtëpinë e re do të bëhet gjatë periudhës së verës sigurohuni që të keni rezervuar paraprakisht një kompani e cila merret  me shpërnguljen. Nëse do ta bëni vetë shpërnguljen, rezervoni një kamionin paraprakisht, kërkoni ndihmë nga të afërm ose miq që mund tju vijnë në ndihmë me lëvizjen e pakove dhe sigurohuni që keni materiale të bollshme paketimi. Këtu janë disa këshilla për paketimin:


.Së pari paketoni artikujt që do t’ju duhen menjëherë në shtëpinë e re dhe shënoni një shkrim siper pakos në mënyrë që të dini ku ndodhen.

.Ndani pakot me emra dhomash dhe kujt nga pjestarëve të familjes I përkasin 

.Bëni një fotografi se si janë të lidhura pajisjet tuaja elektronike, në mënyrë që të dini se ku të bëni lidhjet në shtëpinë e re.

.Mbështillni sendet tuaja të thyeshme me rroba për të kursyer në mbështjellëset me flluska ajri

.Mbani enët e qelqit të sigurta, duke i paketuar me çorape të pastra.


Leave a Reply