Pse të blesh një shtëpi në dimër është më e leverdisshme.

Mund të duket e kundërta, por në fakt që nga kerkimi për shtëpi, blerja e një shtëpie e deri në finalizimin e procesit të shit-blerjes së një prone në periudhën e dimrit – mund të jetë më e lehtë, më e lirë dhe më e përshtatshme se çdo kohë tjetër e vitit. Kjo është arsyeja pse muajt më të ftohtë, të errët të vitit mund të jenë në të vërtetë një pikë e ndritshme për blerësit e shtëpive. 


4 AVANTAZHET E BLERJES SË NJË PRONE NË SEZONIN E DIMRIT: 

1.Është tregu i blerësve (shpeshherë)

Pranvera është konsideruar gjithmonë koha më e mirë për të hedhur një shtëpi në treg. Moti i ngrohtë motivon blerësit për të blerë, sepse edhe avantazhet e zonës duken më shumë në këtë periudhë. Ndaj me këtë llogjikë shumë blerës do të fillojnë të shikojnë e më pas të blejnë një pronë në periudhat e ngrohta e jo në dimër. Nëse ju do të blini një pronë në dimër, kjo do tju krijojë juve si blerës avantazhin që duke mos pasur shume blerës në qarkullim, shitësit janë më të prirur për të ulur cmimin për faktin që kërkesa është më e vogël në dimër. Ndaj me gjasa ju në këtë periudhe do të merrni shtëpinë që doni por me një cmim më konkurrues, gjë që nuk do të ishte e mundur në një periudhe të vitit, kur shumë blerës të tjerë janë në kërkim të një prone. Më pak blerës do të thotë më pak luftëra ofertash, më pak stres dhe më shumë mundësi që ju të fitoni shtëpinë tuaj të ëndrrave, me më pak para.  

2.Agjentët e pasurive të patundshme janë më pak të zënë.

Muajt ​​e ngrohtë janë periudhat më të mira për të blerë dhe shitur, kështu që ka kuptim që koha më e ngarkuar për shumicën e agjentëve të pasurive të patundshme është nga Prilli deri në Nentor. Pjesa tjetër e vitit? Jo aq shumë. Përfitoni sa më shume nga kjo periudhe dhe punoni   me një agjent që mund t’ju japë 100% të vëmendjes së tyre dhe t’ju ndihmojë të shqyrtoni të gjitha opsionet tuaja. Të dy do të jeni të lumtur kur të përfundoni me shtëpinë e përsosur.  

3.Shitësit janë të motivuar .

Kur shitësit vendosin shtëpitë e tyre në treg gjatë muajve të dimrit, zakonisht kanë një arsye të fortë për të shitur, si një punë e re në një qytet/shtet tjetër ose në pritje të një femije.  Cilado qoftë arsyeja, ata shpesh janë të motivuar të shesin shpejt dhe të mbyllin marrëveshjen duke bere edhe toleranca per palën blerëse. Kjo do të thotë që mund të merrni një datë më të shpejt për tu akomoduar në shtëpine e re, mbase një cmim më të mirë të pronës apo edhe avantazhe të tjera sa I takon negocimit të termave të tjerë të marrëveshjes përmbyllëse.  

4.Shërbime ndihmëse me cmime më të lira .

Në procesin e blerjes së një prone një vend të rëndesishëm e zë edhe blerja e orendive shtëpiake ose zhvendosja e orendive akutale në shtëpine e re. Në këtë periudhe të vitit ju mund të gjeni shpesh oferta shumë të mira për mobilimin e apartamentit tuaj por sigurisht edhe kompanitë e transportit mund tju bëjne një cmim akoma edhe me favorizues se në një sezon tjetër kur kanë pikun e tyre të punës. Të gjitha këto i thonë kosto më pak në fund të procesit të blerjes së një prone ndaj vlejnë për tu marrë në konsideratë.

Leave a Reply