Kalo te përmbajtja
VIZION

Rreth pronës

Apartament - 1+1 per Shitje - Gjiri I Lalzit

Apartament - 1+1 per Shitje - Gjiri I Lalzit REZIDENCA LALZI RETREAT Rezidenca Lalzi Retreat është një projekt modern dhe ekskluziv pranë detit, i dizenjuar për të ofruar komoditet, estetikë dhe një stil jetese të qetë pranë natyrës. Me arkitekturë bashkëkohore dhe hapësira të organizuara me kujdes, ky kompleks banimi kombinon elegancën me funksionalitetin. E vendosur në Gjirin e Lalzit, një nga zonat më të kërkuara bregdetare në Shqipëri, rezidenca ofron apartamente me dritë natyrale të bollshme, ballkone panoramike dhe qasje të shpejtë në plazh. Çdo detaj është menduar për të krijuar një ambient të rehatshëm dhe luksoz për banorët. Nje rezidence moderne buzë detit, duke ruajtur harmoninë me natyrën dhe mjedisin përreth. Zona është një nga destinacionet më të kërkuara të pushimeve në Shqipëri, ndaj projekti duhej të ofronte komoditet dhe luks, pa prishur bukurinë natyrore dhe gjelbërimin .Një tjetër sfidë ishte integrimi i hapësirave të përbashkëta që ofrojnë privatësi dhe qetësi, por njëkohësisht lehtësi për banorët dhe vizitorët. Materialet e përdorura janë të cilësisë së lartë dhe rezistente ndaj kushteve klimatike të zonës bregdetare. Godina është konceptuar në dy pjesë: rezidencën e apartamenteve dhe hotelin Lalzi Retreat. Hoteli do të ofrojë fasilitete si restorante, pishina, spa, ambiente relaksi dhe hapësira argëtimi, duke u dhënë banorëve mundësinë të shijojnë komoditetin e një rezidence private, të kombinuar me shërbimet dhe eksperiencat e një hoteli. Gjithashtu, Lalzi Retreat përfshin parking të nëndheshëm, zona relaksi dhe akses të drejtpërdrejtë në plazh, duke e kthyer çdo apartament në një investim të qëndrueshëm dhe një vend ideal për të jetuar apo pushuar. Apartamenti organizohet në mënyrë funksionale në ambientin e ndenjes dhe kuzhinës, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Me planimetri të rregullt dhe hapësira të shfrytëzuara me efikasitet, ai ndodhet në katin e tretë të banimit, duke ofruar komoditet dhe prakticitet. Apartamenti dismonon oborr per perdorim privat me nje siperfaqe 46.6 m2 . Eshte ne faze perfundimtare te ndertimit. Per me shume detaje na kontakto.

Detajet e pronës

Lloji i pronës
Apartament
Dhoma gjumi
1
Tualete
1
Sipërfaqja totale
122,92 m²
Viti i ndërtimit
2025

Karakteristikat

  • Moderne
  • Kopsht
  • Ashensor
  • Rezidenciale

Vendndodhja

Gjiri i Lalzit, Durrës

Shiko zonën në hartë ↗